Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në çështjet e sigurisë, por edhe tema të tjera të interesit të përbashkët.
Në prag të debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për pritshmëritë nga ky debat.
Në këtë takim, prezente ishte edhe drejtoresha e re e USAID-it, Eileen Devitt, të cilën Presidentja Osmani e uroi për pozitën e re.
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e USAID-it dhe konfirmoi rëndësinë e projekteve të mbështetura nga USAID-i, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Osmani konfirmoi gatishmërinë për vijim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm si deri me tash, duke vënë theksin tek mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi gjithnjë e më shumë./Arbresh.info
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...