Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, shkruan Arbresh.info.
Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema.
Sipas njoftimit të Preisidencës, samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë./Arbresh.info/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...