Google ADS

Osmani dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve në veri

18:30 | 29 Maj 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri nga protestuesit serb.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se këto akte të papranueshme dhune duhen të dënohen sipas saj, nga të gjithë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme