Google ADS

​Osmani dënon ashpër sulmin rus ndaj civilëve ukrainas

19:28 | 27 Qershor 2022
L G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin e fundit rus në Kremenchuk të Ukrainës.

Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se sulmi i fundit i presidentit rus Vladimir Putin mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor.

“Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve. Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Rusia ka goditur sot një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës, ku u raportua për viktima./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme