Google ADS

Osmani dekreton Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022

17:30 | 30 Dhjetor 2021
L G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Kështu është bërë e ditur në web faqen zyrtare të presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e presidentes Osmani.

Ndryshe, më 17 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me 65 vota pro në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022, i cili është 2.7 miliardë euro.

Nga të dhënat e publikuara nga Qeveria e Kosovës, në buxhetin e vitit të ardhshëm miliona euro janë ndarë për skemën e punësimit të të rinjve, për shtesat e lehonave dhe fëmijëve e skema sociale e pensionale.

Buxheti për vitin 2022 është saktësisht 2 miliardë e 748 milionë euro, njëherit buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë./arbresh.info/

Të ngjashme