Google ADS

Osmani dekoron Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave

21:13 | 17 Mars 2025
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekoruar sot në Berlin me Medaljen Presidenciale të Meritave, Michael Roth, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka falënderuar Rothin për përkushtimin e tij në afrimin e Kosovës dhe Gjermanisë dhe për angazhimin e thellimit të bashkëpunimit, përcjell Arbresh.info

Postimi i plotë:

Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish ministër, punoi përgjate 27 viteve të angazhimit të tij politik.

Faleminderit, z. Roth, për përkushtimin tuaj të palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm