Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” organizatën “Jeta-Vita” dhe onkologen Ernesa Xhafa.
Këtë dekorim Osmani e ka bërë gjatë një ceremonie të mbajtur në Presidencë, në vazhdën e aktiviteteve për vetëdijesimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, transmeton arbresh.info
Kjo organizatë (Jeta-Vita) merret me ngritjen e vetëdijes së shoqërisë ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimin e hershëm të tij.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, organizatën “Jeta-Vita” dhe onkologen Ernesa Xhafa
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, në vazhdën e aktiviteteve për vetëdijesim dhe trajtim të kancerit të gjirit, me motivacionin për promovimin e vlerave humane dhe integritetit profesional ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, organizatën “Jeta-Vita” dhe onkologen Ernesa Xhafa, e cila punon në Britani të Madhe.
Organizata joqeveritare “Jeta-Vita”, merret me ngritjen e vetëdijes së shoqërisë ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimin e hershëm të tij.
Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e kësaj organizate, ndaj ka theksuar se guximi në veprim shpëton jetë, sikurse edhe informimi i drejtë që mundëson vetëdijesimin dhe mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Sipas saj, angazhimi për vetëdijesim dhe trajtim të kancerit, duhet të jetë aktivitet përgjatë gjithë vitit.
“Synimi i organizatës është më se i qartë: kanceri i gjirit, të zbulohet, të trajtohet dhe informatat të arrijnë te secila grua dhe në të gjitha shtëpitë kosovare”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Ndërkaq onkologia Xhafa me angazhimin e saj profesional dhe kontributin vullnetar ka ofruar ndihmë të pakursyeshme ndaj pacientëve kosovarë të prekur me kancerin e gjirit. Sipas Presidentes Osmani, angazhimi i doktoreshës Ernesa ka ngjallur shpresën për ata që vuajnë nga kanceri i gjirit.
“Puna e doktoreshës Ernesa është frymëzim për të gjithë njerëzit, për ata që u sfiduan nga kanceri dhe ata që po sfidohen. Kjo dëshmon se përpjekja dhe guximi e bëjnë të mundshme ngadhënjimin, kur e ke afër një humaniste si doktoresha Ernesa”, është shprehur Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën se Organizata “Jeta-Vita” dhe onkologia Ernesa Xhafa do ta vazhdojnë angazhimin e tyre humanitarë edhe më tej, duke zvogëluar dhimbjen njerëzore, duke shpëtuar jetë dhe duke rritur ndërgjegjësim për rrezikun nga kjo sëmundje./arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...