Ministri i Punëve të Jashtme i Maqeonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për programin e mëngjesit në televizionin bullgar “BTV” tha se në komisionin i Maqedonisë së Veriut nga komisioni i përbashkët deri më tani janë ndërruar dy historianë dhe asnjë nga pala bullgare.
Për ministrin e Jashtëm të RMV-së, do të ishte ide e mirë për negociatat mes Sofjes dhe Shkupit, nëse Bullgaria, por edhe Maqedonia, bëjnë ndryshime në përbërjen e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike.
“Në një kohë kur klima po përkeqësohet dhe historianët po humbasin guximin dhe po përpiqen të mos pengojnë politikanët, në këto më shumë se dy vite mund të analizojmë përvojën e deritanishme, pa marrë shembull konkret. Deri më tani kemi ndërruar dy përfaqësues në Komision, Bullgaria nuk ka ndryshuar përbërjen e saj, ndoshta duhet të përfitojë nga përvoja jonë, por unë nuk e paragjykoj një hap të tillë”, tha Osmani.
Ai e sugjeron këtë një javë pas vizitës së kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup dhe një ditë para vizitës së një delegacioni të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, gjatë së cilës të dy qeveritë do të mbajnë seancë të përbashkët në Sofje.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...