Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi Bashkimin Evropian se nuk e ka trajtuar Kosovën si të barabartë me Serbinë në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një intervistë për Associated Press, Osmani mendon se Brukseli nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si “një fëmijë të llastuar”.
“Duhet të trajtohemi njëjtë gjatë këtij dialogu. Nëse ndodh kjo, atëherë shtrohet rruga për një dialog të suksesshëm në të ardhmen”, tha Osmani.
Kryetarja e Kuvendit tha se Serbia, e cila është përgjegjëse për vrasjen e civilëve, përfshirë edhe fëmijë, po vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë.
“Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që kryen në të gjithë ish-Jugosllavinë, por posaçërisht në Kosovë”, deklaroi Osmani.
Po ashtu, Osmani u shpreh se në momentin që Serbia e pranon realitetin që Kosova është një vend i pavarur atëherë do të flitet për një dialog të suksesshëm. Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj më shumë presion ndaj Serbisë.
Duke u ndalur te krimet serbe, ajo tha se ende nuk ka drejtësi për viktimat.
“Ende nuk ka pasur drejtësi për viktimat as pas më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës”, u shpreh Osmani./lajmi.net/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën