Në 23 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) , ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Osmani tha se brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët mbi fatin e tyre vunë fatin e kombit, duke u flijuar për lirinë, shkruan arbresh.info.
“Në një nga incizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, ai e kishte të qartë se çfarë deshi atëherë. Lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo, madje ka cituar fjalët e komandantit legjendar, Adem Jashari, në këto incizime që janë të rralla.
“Në atë incizim ai thoshte: “Jam këmbëngulës në ato parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë…vetëm një vdekje, se tjetër s`kemi në këtë jetë, dhe një fjalë e mirë. E kemi thanë që çka do që të ndodhë, tanë së bashku do ta japim jetën dhe vetëm besa-besë dhe një vdekje, tjetër s`ka në grykë të pushkës”, ka shkruar tutje ajo./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët mbi fatin e tyre vunë fatin e kombit, duke u flijuar për lirinë.
Në një nga incizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, ai e kishte të qartë se çfarë deshi atëherë. Lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë.
Në atë incizim ai thoshte: “Jam këmbëngulës në ato parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë…vetëm një vdekje, se tjetër s`kemi në këtë jetë, dhe një fjalë e mirë. E kemi thanë që çka do që të ndodhë, tanë së bashku do ta japim jetën dhe vetëm besa-besë dhe një vdekje, tjetër s`ka në grykë të pushkës”.
Ky ishte ndër xhirimet e pakta që na kanë mbetur nga trashëgimia më e çmuar, nga ikona e luftës dhe e lirisë sonë. Prandaj, përgjatë tërë angazhimit tonë mos të harrojmë kurrë porositë e komandantit legjendar Adem Jashari: që të mbesim këmbëngulës në parime, që të mbajmë besën e dhënë, e që jetën, që të gjithë ne, ta kemi në shërbim të atdheut.
Lavdi e përjetshme!
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...