Google ADS

Osmani: Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” ruan traditën shtetërore

21:02 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se sot kanë inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do të emërtohet me emrin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, transmeton arbresh.info.

“Sot, në ditën e lindjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, kemi inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do të emërtohet me emrin e themeltarit të shtetit, presidentit të parë të Kosovës, “Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjithashtu ka thënë se me këtë akt ne nisim një traditë të vyer të ruajtjes dhe të promovimit të traditës shtetërore. Bibliotekat, krahas arkivave e muzeve, ruajnë kujtesën e një populli dhe e mbajnë të gjallë vetëdijen për shtetin./Arbresh.info

Të ngjashme