Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sot jemi këtu për të nderuar 25 vjetorin e Betejës së Koshares dhe 114 heronjtë e UÇK -së të cilët në këtë betejë bënë sakrificën me sublime duke u flijuar për lirin tonë të çmuar.
“Beteja e Koshares është monumetale në historinë tonë të re. Në këtë betejë ranë edhe ushtarë nga shtetet e tjera të botës. Në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë të cilët të bashkuar në Betejën e Kosharës nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare por edhe të globit u bënë flijim për lirinë tonë”, tha ajo, raporton RTKlive.
Osmani tha se në këtë betejë ranë edhe ushtarë në shtet e tjera të botës, të cilit i bashkoi kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes.
“Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale por e fituan lavdin e përjetshme sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë. Në këtë vend të shenjt prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për ti dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot. Para 25 vitesh populli i Kosovës kërcënohej nga shfaroja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqi, ishin këtë heronj të Kosharës të cilën e ndezën shkëndije e shprese dhe shemben kufirin që ndante shqiptarët ndër vete. Pas luftimeve të ashpra dy ditore në kryerje të betejës ra Agim Ramadani. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik Ibrahim Rugova”, tha Osmani.
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...