Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërparlamentar, në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ajo ka thënë se ndër synimet e kësaj legjislature mbetet edhe anëtarësimi i Kosovës në disa mekanizma parlamentarë, në të cilat ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme.
Më tej, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga Cakaj koordinim më të madh ndërmjet Kosovës e Shqipërisë për politikën e jashtme. Sipas saj, nevojiten qëndrime të përbashkëta për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në këtë kontekst, Cakaj ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve është në plan bashkimi i disa ambasadave e konsullatave, të cilat përveç se një shfrytëzim racional do të përbëjnë edhe një mesazh politik.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet të dy shteteve nuk është në nivelin e duhur, duke u zotuar për të shmangur pengesat.
Kryekuvendarja Osmani kërkoi heqjen e barrierave jotarifore për bizneset kosovare që operojnë në Shqipëri.
Kurse ministri Cakaj, duke premtuar ndihmë në këtë drejtim ka thënë se është koha për një momentum të ri në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve.
Në këtë takim është diskutuar edhe koordinimi për ta mbështetur diasporën shqiptare si dhe shkelja e të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.
Pala shqiptare i bëri ftesë zyrtare kryekuvendares Osmani që në një të ardhme të afërt ta zhvillojë një vizitë zyrtare pune në Shqipëri./arbresh.info/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...