Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete, në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës.
Presidentja poashtu theksoi se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...