Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me veprimet që do të ndërmerren lidhur me Listën Serbe.
Osmani ka thënë se bashkë me kryeministrin, Albin Kurtin, zv.kryeministren, Donika Gërvalla dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca do të diksutojnë lidhur me hapat e mëtejmë sa i përket kësaj partie politike, shkruan Arbresh.info.
E para e vendit, në një intervistë për RTK-në, tha se Lista Serbe është shndërruar në mjet të Vuçiqit, në vend që t’i mbrojë interesat e serbëve në Kosovë.
“Lista Serbe është shndërruar në mjet të Vuçiqit për të destabilizuar situatën në Kosovë dhe Ballkan, në vend se të luftonin për të drejtat e serbëve në Kosovë. Ne do të mblidhemi në orët në vijim, me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe zv/kryeministren dhe do të diskutojmë për hapat e mëtejmë sipas ligjit për Listën Serbe si parti”, u shpreh Osmani./Arbresh.info
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...