Osmani bashkë me ambasadorë aleatë, nesër bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s

20:58 | 23 Mars 2024
R J

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate nesër  më 24 mars, do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e presidencës përmes një komunikate.

Ky homazh do të bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Të ngjashme