Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, përmes një konferencë të përbashkët për medie tha se është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh.
“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë raportet ndërmjet dy vendeve. E veçmas në ekonomi dhe politikë të jashtme. Është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh”, tha ajo.
Ndërkaq, Basha pohoi se dialogu me Serbinë duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por me qëllimin e njohjes reciproke.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...