Google ADS

Osmani: Barazi në punësim për të gjithë pa dallim

20:25 | 28 Dhjetor 2023
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, moti sot pjesë në takimin e organizuar për fundvit nga Këshilli Konsultativ për Komunitete, me ç’rast, i falënderoi anëtarët e Këshillit për angazhimin e tyre në përmirësimin dhe forcimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë.

Osmani theksoi se angazhimi i saj im për promovimin dhe barazinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë është i pandërprerë, shkruan Arbresh.info.

“Në veçanti, do të doja të shpreh mbështetjen time të plotë për propozimin e fundit për ndryshime në procedurat e rekrutimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të pjesëmarrjes së tyre në institucionet publike, dhe do të jem në krye të përpjekjeve për zbatimin e këtij ndryshimi ligjor. Pra Barazi në Punësim për te gjithë pa dallim, sepse kjo është edhe prioritet i imi, kjo duhet të jetë edhe kauzë e shoqërisë sonë në përgjithësi.”, u shpreh ajo.

“Në përfundim, do të doja të theksoja se angazhimi im për promovimin dhe barazinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë është i pandërprerë. Së bashku me Këshillin dhe Sekretariatin, do të punojmë me përkushtim për një shoqëri më të drejtë dhe më të përfshirë për të gjitha komunitetet.”, shtoi ajo.

Sipas saj, Zyra e Presidencës ka qenë e ka qenë e përkushtuar në dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet për t’i trajtuar rekomandimet e Këshillit.

“Ju siguroj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm dhe se do t’i japim shtytje shtesë implementimit të tyre.”, shtoi e para e vendit.

Pas fjalimit të Presidentes,  kryesuesi Petar Đorđevic i dorëzoi Presidentes Osmani mirënjohjen në emër të Këshillit “Për lidershipin e dëshmuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë./Arbresh.info/

Fjalimi i Presidentes, Vjosa Osmani:

“Më lejoni t’u përcjell një falënderim të veçantë për të gjitha rekomandimet dhe përpjekjet tuaja për të siguruar pjesëmarrjen aktive të komuniteteve në procesin legjislative.

Puna juaj dhe përkushtimi janë të vlerësueshme dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë dhe më të barabartë për të gjitha komunitetet. Faleminderit për partneritetin tuaj të ngushtë me Zyrën time dhe përkushtimin në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit.

Në veçanti, do të doja të shpreh mbështetjen time të plotë për propozimin e fundit për ndryshime në procedurat e rekrutimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të pjesëmarrjes së tyre në institucionet publike, dhe do të jem në krye të përpjekjeve për zbatimin e këtij ndryshimi ligjor. Pra Barazi në Punësim për te gjithë pa dallim, sepse kjo është edhe prioritet i imi, kjo duhet të jetë edhe kauzë e shoqërisë sonë në përgjithësi.

Gjatë këtij viti, Zyra ime ka qenë e përkushtuar në dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet për t’i trajtuar rekomandimet e Këshillit.

Ju siguroj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm dhe se do t’i japim shtytje shtesë implementimit të tyre.

Në përfundim, do të doja të theksoja se angazhimi im për promovimin dhe barazinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë është i pandërprerë. Së bashku me Këshillin dhe Sekretariatin, do të punojmë me përkushtim për një shoqëri më të drejtë dhe më të përfshirë për të gjitha komunitetet.

Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,

Në këtë fundvit, doja të shpreh një urim të ngrohtë për ju dhe për të gjithë komunitetin tonë të shkëlqyer. Ka qenë një vit i mbushur me sfida dhe arritje, por bashkëpunimi dhe përkushtimi juaj kanë sjellë shumë suksese dhe momente të mrekullueshme.

Le të marrim këtë kohë për të reflektuar mbi të gjitha përvojat dhe përfitimet e vitit që po mbyllet. Uroj që kujtimet pozitive dhe sukseset tuaja të bëhen burim frymëzimi për vitin e ardhshëm.

Faleminderit për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm dhe për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm gjatë këtij viti. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme dhe të suksesshme!

Uroj një fundvit plot gëzim, shëndet, dhe sukses për ju dhe për familjet tuaja! Gëzuar Vitin e Ri!

Faleminderit!”

Pas fjalimit të Presidentes, zv. kryesuesi Petar Đorđevic i dorëzoi Presidentes Osmani Mirënjohjen në emër të Këshillit “Për lidershipin e dëshmuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë”./Arbresh.info/

Të ngjashme