Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë.
Ajo ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në mënyrë që ballafaqimi pandeminë dhe sfida të ngjashme të jetë i suksesshëm.
“Që bashkëpunimi të funksionojë, vendet duhet të bien dakord për rregulla të përbashkëta dhe fuqizim të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet mbikëqyrjes”, ka thënë Osmani.
Për më tepër, ajo potencoi rrezikun nga ndikimi qëllimkeq i Rusisë, e cila po i mbështetë regjimet autrokratike, po destabilizon rajone të ndryshme të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe nëpërmjet financimit të kampanjave të dezinformimit po ndikon në uljen e besimit qytetar në institucione.
Më tej, në elaborimin e përballjes me pandeminë, presidentja Osmani ka thënë se Kosova pati vështirësi në përballje me pandeminë, shkaku i një sistemi të brishtë shëndetësor, të trashëguar nga vitet e 90-ta dhe për shkak se ishte vendi i fundit në Evropë që filloi me administrimin e vaksinave.
Por, presidentja ka potencuar se megjithatë, Kosova ka shënuar progres në procesin e vaksinimit.
“Kosova tani është bërë lider jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar”, ka shpjeguar presidentja Osmani duke treguar se vendi ynë ka refuzuar të marrë vaksina nga Rusia dhe Kina.
Më tej, presidentja ka kërkuar mosdorëzim kundrejt skepticizmit ndaj vaksinave.
“Është detyra jonë t`i bindim qytetarët tanë se vaksinat që ne përdorim janë të sigurta dhe se kjo është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë jashtëzakonisht sfiduese mjekësore dhe ekonomike”, ka potencuar presidentja.
Në fund të adresimit të saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, presidentja Osmani ka vërë në pah rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në situata sikurse kjo me pandeminë, forcimin e institucioneve transatlantike si mënyrë për të mbrojtur demokracinë, konkurrencën e ndershme ekonomike si dhe ndërtimin e një shoqërie dhe ekonomie të qëndrueshme./rtk/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...