Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është tërhequr nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororët, për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.
Për këtë ka reaguar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Përmes llogarisë në Twitter, ajo ka thënë se ata që e kanë krijuar dhe mbështetur sistemin e prishur, nuk mund ta rregullojnë atë.
“Ata që kanë krijuar, ndihmuar dhe mbështetur sistemin ‘thelbësisht të prishur ‘, nuk mund ta rregullojnë atë. Ata e përdorin atë për të mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq, sipas ambasadës, prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve, pasi thotë se atyre u mungon transparenca dhe i nënshtrohen konflikteve të interesit
“Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...