Osmani arrin në Japoni për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2020

14:45 | 22 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni për t’i përcjellur nga afër Lojërat Olimpike Tokjo 2020.

Këtë e bëri të ditur Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Arritja në Tokjo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë e saj të publikuar.

Kosova në Japoni ka shkuar me 11 sportistë që janë duke e përfaqësuar vendin në xhudo, boks dhe mundje/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme