Google ADS

Osmani: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, moment historik për të gjithë Evropën

17:28 | 24 Prill 2023
E.H

Presidentja e vendit,  Vjosa Osmani, e ka quajtur moment historik votimin e sotëm ku u pranua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Përmes një komunikate për media nga Presidenca, thuhet se Osmani pret nga ky proces që të përmbyllet shpejt.

“Dëshiroj ta shpreh mirënjohjen time për aleatët tanë ndërkombëtar, presidencën islandeze të Këshillit të Evropës dhe për të gjitha shtetet që na mbështetën me votën e tyre”, tha Osmani.

“ Ne jemi të përkushtuar për t’i përmbushur standardet më të larta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe kemi besim se aplikimi ynë do të vlerësohet në bazë të të arriturave tona në këto fusha”, tha ajo.

E para e shtetit theksoi se vendosmëria e popullit për të ecur drejt rrugës euroatlantike është më e fortë se kurrë.

“Viteve të fundit, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, ndaj anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është dëshmi e mëtejme e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave që përfaqëson ky institucion. Hapat e ardhshëm janë një mundësi për Evropën për ta shfaqur angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo vend, në të gjithë kontinentin”, theksoi e para e shtetit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme