Imami i Drenasit, Osman Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportet Kosovë-Izrael.
Musliu, në “Debat Plus” ka thënë se Kosova është vend me shumicë myslimane por sipas tij nuk është vend islamik.
“Ne rregullimin shtetërorë e kemi laik. Ligjet tona janë laike dhe nuk kanë mbështetje në Kuran, Bibël apo Tevrat”, tha ai, përcjell Telegrafi. Imami i Drenasit thotë se raportet e shqiptarëve me Izraelin janë të vjetra por ai thotë se edhe në aspektin fetar, islami nuk ka problem me hebraizmin.
“Njohja nga Izraeli është e mirëseardhur por nuk duhet të injorojmë edhe shtetet e vogla”.
Musliu thotë se Turqia nuk do të bie në atë nivel të ngrijë raportet me Kosovën nëse Kosova hap ambasadë në Izrael.
“Ne nuk mund t’i themi jo Amerikës. Miku ndonjëherë kur të thotë të bësh ndonjë veprim edhe dëmtohesh por më pengojnë analistët që e ngrenë njohjen e Izraelit më lartë se shtetet tjera”, tha ndër të tjera Osman Musliu.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë