Në prag të përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, dega e Aleancës Kosova e Re në Rahovec, ka mbajtur sot Kuvendin e saj Zgjedhor. Nga 95 delegatë të pranishëm, Kryetar i degës së AKR-së në Rahovec, me shumicë votash është zgjedhur Osman Krasniqi.
Kryetari i Krasniqi, i falënderoi delegatët për angazhimin e tyre në shtrirjen e Aleancës Kosova e Re në tërë komunën e Rahovecit, duke theksuar se alternativa qeverisëse që ofron AKR-ja do të triumfojë në Rahovec.
Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet duke e zgjedhur edhe Kryesinë 11 anëtarëshe dhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët; Sezai Mustafa e Bajram Morina, si dhe sekretare Valmira Kabashi.
Me një fjalë rasti, Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili ju bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen AKR-së. Ai tha se Aleanca Kosova e Re ka një program të avancuar, i cili garanton rritje ekonomike dhe gjenerim të vendeve të reja të punës. /Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...