Osman Havolli emërohet President i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit

13:49 | 27 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës u emërua President i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit, kurse Zëvendëspresident u emërua Nikica Grzic, Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kryetari Havolli, ka falënderuar Kryetarët e Odave të Avokatëve të Rrjetit Ballkanik, për besimin e dhënë dhe njëherit theksoi se do të jetë në mbështetje të bashkëpunimit dhe funksionimit sa më të mirë të Odave të Avokatëve të Rajonit.

Ky program i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit filloi në vitin 2013, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), Kosovë, Maqedoni të veriut dhe Serbi, duke ndërtuar mekanizma për bashkëpunim dhe shkëmbimin e praktikave, mjeteve dhe njohurive më të mira midis odave te avokatëve të rajonit dhe organizatat e shoqërisë civile të sektorit të drejtësisë (OSHC).

Rrjeti përkrahet nga Oda ndërkombëtare e Avokatëve Amerikanë.

ABA ROLI vazhdon të sigurojë asistencë teknike dhe mbështetje për ta bërë Rrjetin një burim të qëndrueshëm për avokatët dhe OSHC-të në rajonin e Ballkanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme