Organi Shqyrtues i Prokurimit-OSHP mbetet i mbyllur dhe jo transparent edhe më tej.
Para pak muajve, USAID-i ndihmoi OSHP-në të zhvillojë një plan përmirësimi duke u fokusuar në avancimet e nevojshme të transparencës. USAID e ndihmoi OSHP-në në transmetimin e drejtpërdrejtë “live stream” të seancave në ankesat që parashtrojnë kompanitë në këtë organ.
Por, pos një transmetimi live, të një seance që kishte të bënte me një ankesë nuk është transmetuar më asnjë seancë.
Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga OSHP-ja lidhur më ndërprerjen e seancave “live stream”, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Lidhur më këtë projekt USAID-i ka trajnuar dhe pajisur stafin e OSHP-së për transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve përmes faqes së internetit të OSHP-së, duke tentuar të përmirësojë kështu më tej transparencën e këtij institucioni.
Blerim Dina, kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit gjatë inaugurimit të projektit ishte shprehur se, projekti do të shpërfaqë edhe vendimet e OSHP-së të cilat po kontrollohen kohëve të fundit shumë nga policia, apo sa herë që OSHP-ja po nxjerrin një vendim.
“Kjo është ngjarje shumë e madhe për OSHP-në në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në trajtimin e ankesave nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës. Kjo do të rris transparencën jo vetëm në raport me operatorët ekonomik, por edhe në raport me publikun dhe qytetarin. Përmes lansimit të këtij sistemi ne synojmë edhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe publikut lidhur me punën dhe mënyrën se si funksionon Organi Shqyrtues i Prokurimit”, kishte thënë ndër të tjera Dina.
Ky projekt ishte mbështetur edhe nga organizatat e shoqërisë civile.
Organi Shqyrtues i Prokurimit është themeluar prej Kuvendit të Kosovës në vitin 2008. OSHP në bazë të një ankesë të parashtruar me shkrim nga një Operator Ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga AK, është autorizuar që ta shqyrtoj kryerjen e aktiviteti përkatës të prokurimit si dhe pretendimet ankimore të parashtruara në ankesë, si dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendosjes së asnjë lëndë, objekt i të cilët është shqyrtimi ankesa dhe aktiviteti i prokurimit për të cilin është parashtrua ankesa. Vendimet që merren nga OSHP-ë janë: Vendimet mbi shqyrtimin e prokurimeve;Vendimet mbi masat ndëshkuese;Vendimet mbi ankesat e refuzuar ( të pakompletuara).
Të gjitha vendimet dhe urdhrat e OSHP-së, të nxjerra sipas LPP-së, mundë të shqyrtohen nga Gjykata Supreme e Kosovës, përmes kërkesë padisë-sipas procedurës së konfliktit administrativ. Mirëpo dorëzim, dërgimi ose rezultati i kërkesë së OE për shqyrtim gjyqësor, nuk do të ketë ndikim të mëtutjeshëm në zbatimin e prokurimit përkatës, me përjashtim të kompozimit të dëmit ekonomik të paditësit.
Lajmi.net, po ashtu është në pritje të një përgjigje nga ana e OSHP-së edhe lidhur me atë se sa është numrin e rasteve të kompensimit të dëmit ekonomik të paditësve gjatë viteve të fundit. /Lajmi.net/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...