Gjykata e Tenderëve ose siç njihet ndryshe Organi Shqyrtues i Prokurimit pas ankesës të kompanisë “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”- Prizren ka marrë vendim për të anuluar një tender për furnizim me municion të Ministrisë të Forcës e Sigurisë (FSK), shkruan albeu.com.
Ankesa kishte ardhur nga kompania “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”- Prizren ndaj FSK-së pasi tenderi me emërtimin “Furnizim me municion për nevojat e FSK-së” i ishte dhënë kompanisë të Obiliqit “Poligoni i Shenjëtarisë KATANA shpk-Obiliq” edhe pse kjo e fundit kishte ofruar çmimin prej 2.3 milionë euro, ndërsa kompania “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”, ishte më e lirë për 422 mijë euro.
E megjithatë sipas vendimit që iu dërgua albeu.com tashmë ky tender është rikthyer për rivlerësim.
Mësohet se Poligoni i Shenjëtarisë KATANA shpk-Obiliq ishte shpallur fitues më 20 korrik të këtij viti por e menjëhershme ka qenë ankesa e kompanisë tjetër pjesmarrëse në tender e cila një ditë më pas e kishte bërë kërkesë për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues.
Por autoriteti kontraktues i FSK-së më datën 1 gusht i kishte dhënë përgjigje negative duke e detyruar këtë të fundit të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurorimit duke pretenduar se autoriteti kontraktues i FSK-së ka bërë shkelje.
Por ende nuk dihet nëse organet hetimore do të fillojnë hetime për të gjetur shkakun e kësaj shkelje pas nga oferta shihet qartë që kompania e Obiliqit KATANA ka fituar tenderin edhe pse e kishte ofertën më të lartë nga kompania e Prizrenit.
Poligoni i shenjëtarisë “Katana” ka qenë pronë e kreut të Obiliqit, Xhafer Gashi, por pas kalimit të tij në politikë, një pjesë e saj ka kaluar në pronësinë e gruas së tij.
Gjithashtu kryetari i Komunës së Obiliqit, nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi njihet si njëri ndër kryetarët e komunave më të pasur në Kosovë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...