Gjykata e tenderëve e ka kthyer në rivlerësim një aktivitet të prokurimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pasi në të njëjtin ka gjetur shkelje ligjore.
Në vendimin e saj është konstatuar se në këtë tender që kishte për qëllim “Furnizim me shirit transportues gomë-pëlhurë” janë shkelur të paktën dy nene të Ligjit për Prokurim Publik (LPP), shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky vendim ka pasur pas miratimit të ankesës së operatorit ekonomik N.T.P. “SNR”-Prishtinë. Në arsyetimin e këtij vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thuhet se procesi i ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve nga ana e Autoritetit Kontraktues (KEK) nuk është bërë në përputhje me nenin 59 dhe 72 të LPP-së.
Ndërkohë, Paneli shqyrtues e ka hedhur si të pabazuar pretendimin e OE-së ankues se OE-ja i rekomanduar për kontratë “Newko Balkan L.L.C”-Suharekë nuk i ka plotësuar kërkesat e përshtatshmërisë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...