Organi Shqyrtues i Prokurimit ka autorizuar persona administrativë për shqyrtimin e ankesave. Edhe pse në rregulloren e punës së OSHP-së thuhet se nëse ankesa i takon juridiksionit të OSHP-së kjo lëndë menjëherë i caktohet një eksperti profesional të prokurimit, i cili gjendet në listën e ekspertëve të përzgjedhur nga kryesuesi i Sekretariatit dhe kryetari i Bordit të OSHP-së, ky organ shtetëror ka përzgjedhur tre zyrtarë të administratës së vet për ta bërë këtë.
Zyrtari i të hyrave, zyrtari kryesor financiar dhe asistenti ekzekutiv i kryetarit, të cilët nuk mbanin titullin ekspert profesional shqyrtues, kanë trajtuar lëndë të cilat kanë shkuar në këtë institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.
Arsyeja për angazhimin e tyre, sipas OSHP-së, ishte kursimi i buxhetit dhe numri i lartë i ankesave të bëra gjatë vitit 2018. Ky institucion ka thënë se pa marrë parasysh emërtimin e zyrtarëve në akt emërime të gjithë punonjësit e OSHP-së i plotësojnë kritere për shqyrtimin e lëndëve.
Por, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), autorizimi i personave administrativë për shqyrtimin e ankesave rrit rrezikun e ndikimit në kryerjen e detyrave të caktuara sipas rregullores së brendshme për detyra dhe përgjegjësitë që ju ngarkohen këtyre zyrtarëve.
“Kjo praktikë mund të reflektojë në shqyrtimin joprofesional dhe të zbehë reputacionin e institucionit, duke dëmtuar palët në proces”, thuhet në raportin e ZKA-së për OSHP-në të publikuar këto ditë.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...