Misioni i OSBE-së ka reaguar pas dorëheqjeve të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, dhe anëtares së Bordit, Arta Berisha.
OSBE ka shprehur mirënjohjen për shërbimin dhe përkushtimin e treguar nga Boletini dhe Berisha në shërbim të transmetuesit publik, shkruan Arbresh.info.
“Misioni respekton vendimet e tyre, të cilat janë marrë në interes të ruajtjes së standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe mbrojtjes së integritetit të medias publike,” thuhet në deklaratë.
Mes të tjerash, OSBE ka theksuar rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe transparencës për të ruajtur besimin e publikut në RTK dhe përkushtimin e saj ndaj raportimit të paanshëm dhe të përgjegjshëm në transmetimin publik.
OSBE-ja ka nënvizuar rëndësinë që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që bordi të bëhet funksional.
Po ashtu, theksohet se emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i Drejtorit të Përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartësisht në meritë./Arbresh.info/
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...