OSBE propozon që të ketë zgjedhjet e reja brenda vitit në veri

16:41 | 3 Qershor 2023
Artiona Citaku

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka shkruar rreth nëntë hapave të këtij institucioni për atë se si duhet të de-eskalohet situatë në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike.

Disa prej hapave që OSBE ka dhënë si model që Kosova duhet të ndjekë janë, riafirmimi i marrëveshjes së Ohrit, largimi I policisë speciale të Kosovës dhe terrenin ta mbajë KFOR-I dhe Eulex-i.

Gjithashtu në këtë raport përmendet edhe rikthimi në normalitet i shërbimeve komunale, gjithashtu propozojnë që kryetarët të japin dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje të reja në këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme