Google ADS

OSBE organizon panairin tregtar shumë etnik për gratë pronare të bizneseve

07:03 | 1 Korrik 2019
Arbresh.info

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë organizon panairin e tretë tregtar shumë etnik për gratë pronare të bizneseve.

Panairi  do të mbahet sot dhe nesër në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në panair do të marrin pjesë rreth 100 gra afariste nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Gratë, të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatrat dhe qytetet e tyre përkatëse, do të shesin ushqime të bëra në shtëpi dhe punime artizanale si dhe do të kenë mundësi për të rritur bashkëpunimin e dialogun ndëretnik dhe për të zgjeruar rrjetin e tyre./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme