Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratën e parë nga një seri ligjëratash për qeverisjen e mirë dhe qytetarinë aktive. Ligjërata e parë do të përqendrohet në ndikimin e qeverisjes në mbrojtjen e mjedisit.
Seria e ligjëratave publike e quajtur “Qeverisja ka rëndësi”, do të trajtoj çështje kritike të qeverisjes dhe do t’iu siguroj pjesëmarrësve – studentëve, ekspertëve, përfaqësuesve të OJQ-ve dhe mediave – mundësi që të propozojnë veprime që mund të shpien në politika më të mira.
“Qeverisja e mirë kërkon qeveri të aftë dhe llogaridhënëse si dhe qytetarë të përgjegjshëm dhe të informuar. Është përgjegjësi e përbashkët. Seria e ligjëratave e tregon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për t’i ndihmuar njerëzit në Kosovë që të kontribuojnë për ndryshime pozitive në shoqërinë e tyre,” tha Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, do të mbajë ligjëratën e parë të titulluar “Vëmendja ndaj mjedisit: Si ndryshimet e vogla bëjnë dallime të mëdha.” Shllaku do të trajtoj çështjet mjedisore në Kosovë nga perspektiva e qeverisjes dhe do ta theksoj rolin qendror që qeverisja e mirë e luan në mbrojtjen e mjedisit.
Ligjëratat tjera të kësaj serie do të mbahen gjatë muajve në vijim në Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren, dhe do të përqendrohen në çështjet e punësimit dhe zhvillimit ekonomik, mediave, çështjeve gjinore dhe angazhimin qytetar e publik. Të gjitha ligjëratat do të jenë të hapura për publikun dhe pa pagesë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...