Misioni i OSBE-së do të lansojë sot një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.
Raporti trajton disponueshmërinë e arsimit në një gjuhë të caktuar zyrtare apo të komuniteteve, librave shkollorë dhe mësimdhënësve e stafit të kualifikuar, lëndëve specifike për komunitetet, financimit për bursa dhe transportim, si dhe mundësitë për ndërveprim ndërmjet nxënësve nga komunitetet e ndryshme.
Fjalët hyrëse do të mbahen nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu; Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, Zëvendëskryetarja e Parë e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi Teuta Haxhiu; Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete Zhivojin Qirkoviq; si dhe aktivisti i shoqërisë civile Gazmen Salijeviq.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...