“Takimi i kohëve të fundit në mes të hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi – si dhe shkëmbimet tjera të tyre – janë pozitive dhe ne inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate, raporton Kallxo.com.
OSBE vlerëson se rasti Ivanoviq, është është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Siç kemi thënë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ky rast është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ashtu mbetet edhe sot”, vijon reagimi i OSBE-së.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut më 16 janar të këtij viti, ndërkaq kryesit e veprës ende nuk janë kapur nga policia.