Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në mes të dy institucioneve, thëllimi i bashkëpunimit dhe diskutimi i mbështetjes konkrete të OSBE-së për sistemin prokurorial të Kosovës.
Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin Braathu për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë për ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme të sistemit prokurorial, qoftë përmes organizimit të trajnimeve specifike, por edhe duke e mbështetur Këshillin Prokurorial në hartimin e udhëzuesve praktikë.
Ambasadori Braathu, me këtë rast, ka thënë se OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme, duke u mbështetur në planet e punës, objektivat dhe synimet që ka sistemi prokurorial i Kosovës në të ardhmen.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe sistemi prokurorial i Kosovës bashkëpunojnë përmes projekteve dhe memorandumeve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit, komunikimit dhe transparencës së sistemit prokurorial. /arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...