Zyra e Misionit të OSMBE-së në Kosovë ka dënuar sulmet ndaj zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës që u bënë mbrëmjen e së enjtes në veri të vendit.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të fokusojnë përpjekjet në identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë, shkruan arbresh.info.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë i sheh me shqetësim të madh sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës. Aktet e tilla të shëmtuara, të drejtuara kundër jetës së policëve, detyra e të cilëve është të mbrojnë të gjithë njerëzit në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të fokusojnë përpjekjet në identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së në Facebook.
Përveç OSBE-së, për sulmet ndaj policëve në veri, kanë reaguar dhe e kanë dënuar edhe Bashkimi Evropian(BE) dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë.
Në anën tjetër misioni NATO-s në Kosovë, KFOR ka konfirmuar gatishmërinë e tij për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse një gjë e tillë kërkohet./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...