Tre burra janë vrarë nga një ortek pranë vendpushimit austriak të skive të Lech am Arlberg, raporton BBC.
Një person i katërt është zhdukur.
Grupi erdhi nga Gjermania jugore dhe u raportuan si të zhdukur nga një nga gratë e tyre të shtunën në mbrëmje.
Të vdekurit, të moshës 32, 36 dhe 57, u gjetën rreth orës 23:00 (22:00 GMT), raporton BBC.
Por kërkimi për personin e katërt, 28 vjeç, duhej ndalur për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të ortekëve.
Policia në provincën perëndimore të Vorarlbergut tha se ata ishin lokalizuar përmes gjurmimit të telefonit mobil, pranë pjerrësisë së Langer Zug – një nga më të thepisurat në botë.
Ishte e mbyllur për shkak të kushteve të rrezikshme.
Burrat ishin të veshur me veshje për skijim, të cilat i kishin përdorur për të ngjitur shpatet përpjetë dhe teposhtëzat e pistave të skijimit.
Të tre viktimat çojnë numrin e vdekjeve të lidhura me motin në Europë këtë muaj në të paktën 24, njofton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK