Ambasada e Shqipërisë në Kosovë bashkë me ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe komunën e Prishtinës më 29 maj organizojnë koncertin “Melodia e lirisë” për të shënuar vitin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori Petrit Malaj i cili ka ftuar qytetarët për këtë mbrëmje magjike ku sipas tij, do ndjeni ritme të gjalla, melodi të mrekullueshme dhe emocione të forta, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq në Prishtinë e kudo në Kosovë!
Dëshiroj t’ju ftoj në një mbrëmje magjike ditën e mërkurë datë 29 maj 2024 ora 19.30 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Komunës së Prishtinës organizojnë këtë event muzikor.
Në vitin e 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25 vjetorit të çlirimit të Kosovë Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë sjell këtë mbrëmje koncertin “Melodia e Lirisë” me shije muzikore kombëtare e ndërkombëtare.
Ejani në këtë mbrëmje magjike ku do ndjeni ritme të gjalla, melodi të mrekullueshme dhe emocione të forta!/Arbresh.info
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja