Organizuan lojëra ta fatit, konfiskohen njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri e para

09:32 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati, transmeton arbresh.info.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe janë intervistuar të gjithë të pranishmit si dhe një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte duke shtypur tiketa basti online.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit rasti mbetet ende në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë:

Gllogoc 23.12.2020 – 17:25. Pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe janë intervistuar të gjithë të pranishmit si dhe një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte duke shtypur tiketa basti online. Nga lokali janë konfiskuar njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme