Tre persona janë arrestuar nga Policia në Skenderaj për organizim të lojërave të fatit.
Sipas PK-së organizmi i lojërave ishte bërë në një lokal me mbishkrimin “Gjellëtore”.
Poashtu janë gjetur dhe konfiskuar katër TV, një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra fati-bastore sportive, shkruan arbresh.info.
Komunikata e plotë:
Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 25 janar 2022, kanë kane pranuar informatën se në një lokal në zonës e Skenderajt janë duke u organizuar lojëra të fatit.
Policia ka arritur ta identifikoj vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin “Gjellëtore” dyshohej se ishin duke organizuar lojëra fati. Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV, një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur per lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Personat e dyshuar F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj dhe pas procedurës se intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?