Nesër nga ora 11:00 në Aeroportin e Prishtinës organizohet mirëpritje përveteranen e ushtrisë kanadeze Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-së u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit. Transport gratis për qytetarët nga Prishtina.
Sophie Levesque Boisvert është një ish-ushtare kanadeze e cila nëpërmjet KFOR ka shërbyernë Kosovë, më saktësisht në Drenas, në vitet '99. Në atë kohë, përveç ushtare, ajo vullnetarisht
është kujdesur edhe për fëmijët, nga lodrat e vizatimet e deri tek ofrimi i kujdesit mjekësor.
Në Qershor të vitit 2018, nëpërmjet fotografive i kërkoi 21 fëmijë për të cilët ishte kujdesur më shumë. Fatmirësisht, përbrenda 72 orëve të gjithë ata persona u identifikuan. Kjo ushtare, tashpas më shumë se 20 viteve vjen në Kosovë, për ti takuar ata fëmijë por edhe për ta vizituar vendin të cilin ndihmoi të çlirohet.
Me këtë rast organizata jo-qeveritare Qendra Rinisë Drenas, në bashkëpunim me grupin e fëmijëve kanë organizuar një pritje në Aeroportin e Prishtinës, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për kontributin e saj dhe sakrificat që i ka bërë gjatë kohës së shërbimit të saj në Kosovë.
Pritja do të organizohet në daljen e rregullt të udhëtarëve, ku do ti dhurohen lule nga vajza e njërës prej personave për të cilët është kujdesur. Pastaj nga OJQ – Qendra Rinisë Drenas dhe antarët e grupit në shenjë simbolike do ti dhurohet Flamuri i Kosovës dhe mirënjohje.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të tregojnë falenderimin apo t’I dhurojnë ndonjë lule apo dhuratë.
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...