Organizohet peticion kundër vendimit të KQZ-së: Askush nuk mund t’i mohoj të drejtën e votës mërgatës!

11:04 | 12 Janar 2021
V. S.

Grupi meKryeministrin, ka organizuar një peticion në Facebook për të kundërshtuar vendimin e KQZ-së, rreth mënyrës se si do të votojnë mërgata në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes këtij peticioni, ky grup që përkrah Albin Kurtin për kryeministër, kanë kërkuar që vendimi i KQZ-së, i bërë publik të hënën të anulohet.

Deri tash kundër këtij vendimi në këtë peticion kanë votuar mbi 3000 persona./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Peticion, i organizuar nga Grupi #meKryeministrin, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kundër vendimit të pa drejtë ndaj mërgatës tonë. Ky vendim i KQZ-së, i cili vështirëson votimin e mërgatës është i padrejtë dhe anti-kushtetues.

Ky vendim duhet të anulohet sa më parë!

KQZ nuk mund të ua mohoj të drejtën për votim qytetarëve nga mërgata të cilët nuk hapin telefonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme