Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, zhvilloi Konferencën e parë Nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.
Konferenca u drejtua nga Petrit Tahiri, udhëheqës i Grupit Tematik për Arsim në kuadër të KOMF dhe u orientua në çështjen e ofrimit të shërbimeve cilësore e multidisiplinare për garantimin e gjithëpërfshirjes në shkolla, me fokus përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në fjalën e hapjes morën pjesë: Arbërie Nagavci, deputete e Kuvendit të Kosovës, anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe
Ndërmarrësi, Lulavere Kadriu Behluli, Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, MASHT, Qazim Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Aftësi të
Kufizuar dhe Personave të Moshuar, MPMS si dhe Kozeta Imami, zyrtare për ZHFH, sektori i arsimit UNICEF.
Nagavci potencoi se njeh rëndësinë e përfshirjes në arsim të rregullt të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ndër të tjera theksoi se edhe Komisioni Parlamentar i ka dhënë prioritet dhe e ka adresuar çështjen e arsimit cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ndërkohë Behluli tregoi për politikat e hartuara dhe hapat që MASHT ka ndjekur për të përmirësuar situatën por duke pranuar në anën tjetër nevojën e një shoqërie civile aktive e cila mat impaktin e këtyre politikave dhe hapave, tek vetë fëmijët.
Imami prezantoi fokusin kryesor të punës së KOMF, kohën dhe përpjekjet e nevojshme për të arritur deri në një mbulim efikas të fushës së arsimit dhe shëndetësisë, përveç asaj të mbrojtjes së fëmijëve.
Pas fjalës hyrëse, Remzije Krasniqi nga Grupi Tematik për Arsim në KOMF, prezantoi shkurtimisht situatën dhe të gjeturat kryesore të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, të lidhura me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt. Ndër nevojat kryesore ajo theksoi mungesat e planifikimit adekuat financiar që mundëson zbatimin e legjislacionit, mungesën e standardeve financiare për të shoqëruar ato të cilësisë, nevojën për rritje të stafit profesional si psikologë, pedagogë, asistentë, etj.
Po ashtu ajo evidentoi si nevojë të dalë nga Indeksi ekzistencën e barrierave fizike të cilat duhen të hiqen për të mundësuar qasjen në arsim si dhe nevojën për statistika të sakta në nivel nacional dhe po ashtu të segreguara për fëmijët me aftësi të kufizuar, gjë e cila do të lehtësonte planifikimet buxhetore.
Në anën tjetër edhe Kozeta Imami nga zyra e UNICEF në Kosovë, prezantoi fushat kryesore të veprimit të UNICEF në sektorin e arsimit, përpjekjet në partneritet me institucionet për të rritur përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në arsim të rregullt, si dhe u ndal në hapat e mëtejshëm të cilët duhen adresuar edhe më tej drejt vendimmarrësve.
Nga diskutimi i hapur mes përfaqësuesve nga Komisioni Parlamentar për Arsim, MASHT, Institucioni i Avokatiti të Popullit, Komuna, shkolla, prindër, UNICEF, dhe organizata të ndryshme lokale e ndërkombëtare, dolën këto rekomandime:
– Plotësimi i mëtejshëm i numrit të asistentëve mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla.
– Plotësimi i numrit të nevojshëm të stafit profesional pedagogjik, si psikologë e pedagogë në kuadër të stafit dhe qasjes multidisiplinare brenda shkollave.
– Nevoja për koordinimin e shërbimeve në shkollë me shërbimet rehabilituese për të mundësuar zhvillimin e plotë të potencialit të fëmijës.
– Është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me trajnime dhe zhvillim të kapaciteteve të mësimdhënësve për të mundësuar punë efikase e cilësore të tyre fëmijët me aftësi të kufizuara.
– Nevojë imediate është heqja e barrierave fizike që cënojnë qasjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në objektet shkollore.
– Rishikimi dhe rritja e buxhetit për arsim në mënyrë që ai të jetë në përputhje me politikat dhe strategjitë dhe të mundësojë zbatimin e tyre në praktikë.
– Rishikimi i menjëhershëm i teksteve shkollore për të përmirësuar terminologjinë e gabuar dhe diskriminuese që ekziston aktualisht në përmbajtje të këtyre teksteve.
– Nevoja për fushata të vazhdueshme me qëllim të vetëdijësimit popullatës së gjerë por edhe mësimdhënësve për gjithëpërfshirjen në arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
– Po ashtu rekomandohet koordinimi më tej mes gjithë aktorëve të përfshirë e mandatuar në këtë fushë për të siguruar që secila hallkë e sistemit funksionin në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara.
– Rekomandohet gjithashtu që të nxitet vijimi i arsimit të mesëm e të lartë nga nxënësit me aftësi të kufizuar, përmes krijimit të një skeme të mbështetjes financiare për këta nxënës, kur ata vijojnë arsimin e mesëm e të lartë.
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...