Policia e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen me rastin e ditës memorial të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri.
Fillimisht në orën 10:00, do të bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës. Pastaj në orën 14:00, do të bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri
Në fund, do të mbahet gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, tek Liqeni i Ujmanit, ura e parë.
Njoftimi i plotë:
Sot me datën 26 korrik 2024, në kuadër të aktiviteteve me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri, në shenjë nderimi dhe përkujtimi do të bëhen homazhe shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Agjenda;
Ora : 10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës,
(Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë).
Ora : 13:00 – Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri,
(Zupç – Zubin Potok).
Ora : 14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës
(Liqeni i Ujmanit – ura e parë).
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...