Organizohet diskutim publik me temën “Gjinia dhe Seksualiteti në tekstet shkollore”

08:20 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë organizon sot një diskutim publik me temën “Gjinia dhe Seksualiteti në tekstet shkollore”, ku do të publikohen të gjeturat gjatë rishikimit të teksteve shkollore.

Kjo nismë përgjatë implementimit të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës” dhe përgjatë rishikimit të teksteve shkollore, ka gjetur të dhëna të pasakta, gjuhë diskriminuese, mospërfshirje dhe nxitje të paragjykimeve dhe stereotipeve gjinore, patriarkale dhe raciste në tekstet shkollore të shkollave të mesme në Kosovë.

Ndër temat më problematike dhe më pak të diskutuara gjatë orëve mësimore është gjinia dhe seksualiteti. “Për të diskutuar dhe mësuar më shumë mbi këtë temë, ne kemi ftuar prof.dr. Vjollca Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës dhe bashkëthemeluese e Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, dhe Blert Morina nga CEL Kosova dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Me këtë rast, YIHR-KS do të lansojë videon e parë nga kampanja vetëdijësuese e projektit, mbi të drejtat e komunitetit LGBTI+”, thuhet në njoftimin e kësaj nisme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme