Para fillimit të seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon një aksion simbolik.
Aksioni fillon nga ora 09:30, para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Po ashtu, të martën nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet protestë në mbrojtje të grave pas vrasjes së Liridona Ademaj, që dyshohet se u urdhërua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar këtë protestë siç e kanë quajtur gjithëpopullore, në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Ademajt./Arbresh.info
Lexo edhe:
Të martën protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Liridona Ademajt
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...