Organizimi me autobusë, nuk i garanton Vetëvendosjes votat e diasporës

09:01 | 25 Shtator 2019
L G

Me vendosjen e datës se zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje  ka filluare të organizoj udhëtime falas me autobus nga Gjermania, për bashkatdhetarët që të vijnë në Kosovë për votime me 6 tetor.

E, rreth këtij organizimi të LVV-së flet njohësi i rrethanave politike në vend Leon Duhanaj. Ai këtë e vlerëson si mashtrim dhe përpjekje për të manipuluar me votues potencial.

“Gjithandej nëpër qendra të mëdha, në të cilat është e përqendruar diaspora shqiptare, është e organizuar edhe LVV-je si subjekt politik. Përpos që ka krijuar ndasi mes mërgimtareve, kohëve të fundit kanë organizuar edhe shumë qendra ku mërgimtaret janë thirrur të lajmërohen me pretekstin se do t’i mbështesin në dërgesat e aplikacioneve të tyre për votimin përmes postës. Pos kësaj, kanë organizuar edhe udhëtime me autobusa, pa pagesë për t’i sjellur qytetarët që kinse dëshirojnë të vinë për t ‘votuar në vendlindje. Kjo nuk është asgjë me shumë se mashtrim dhe përpjekje për t ‘manipuluar me votues potencial”, thotë Duhanaj.

Sipas tij do të vinë vetëm aktivist të njohur të VV-së në mënyrë që të krijojnë imazh kinse po përkrahet VV. Po ashtu ai konsideron se mënyra e organizimit është edhe një hap i manipulimeve me vullnetin e qytetarëve.

“Do të vinë vetëm aktivist të njohur të VV’ë në mënyrë që të krijojnë imazh kinse po përkrahet VV. Pjesa tjetër e medaljes, siç doli edhe në media është se mënyra e organizimit është edhe një hap i manipulimeve me vullnetin qytetarë. Duke qenë se në zyrat e VV-së në diasporë, kanë shkuar numër i konsiderueshëm i qytetarëve për t’i plotësuar aplikacionet për votim. Të gjitha  këto aplikacione janë identifikuar me adresat e këtyre qendrave gjë që tani fletëvotimet janë dërguar në këto adresa ku militant të VV-së votojnë masivisht duke keqpërdorur të drejtat legjitime dhe vullnetin e mërgimtarëve. Për ketë tashme po qarkullon edhe një video në net, e cila shpërfaq aktivitetin kriminal të këtij subjekti, duke e dëshmuar edhe njëherë mënyrën e paskrupullt dhe perfide të operimit të tyre”, deklaron Duhanaj.

Ndërsa, analisti politik Ramush Tahiri thotë se nëse njerëzit vijnë për të votuar, nuk do të thotë se votojnë për atë grupacion që e bënë aranzhmanin sepse vota është e fshehtë dhe e drejt themelore dhe diskrete e çdo qytetari votues.

“Nuk ka udhëtime falas askund. Dikush duhet të paguaj sepse çdo udhëtim dhe angazhim ka kosto. Edhe nëse njerëzit vijnë për të votuar, nuk do të thotë se votojnë për atë grupacion që e bën aranzhmanin sepse vota është e fshehtë dhe e drejt themelore dhe diskrete e çdo qytetari votues. Qytetarët shtetas të Kosovës kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit  dhe në këto zgjedhje KQZ ia ka njohur ketë të drejtë 45 mijë qytetarëve që jetojnë e punojnë  në shtetet e tjera”, vlerëson Tahiri.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme nacionale mbahen më 6 tetor, ndërsa fushata zgjedhore e filluar sot, përfundon me 4 tetor./Ardita Zeka/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme