Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka votuar kundër shpalljes si organizata terroriste të grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Gjatë diskutimit, Rashiq tha se duhet kuptuar se në vend që të gjendet një mënyrë e komunikimit dhe lidhje të mirë me qytetarë, ato çdo ditë po ndërpriten.
“Është më komplekse dhe më e vështirë të gjendet një bashkëbisedues në veri të vendit. Ne nuk i japim alternativa në zgjatjen/vazhdimin e proceseve normale por shpesh po e shfaqim vetëm shkopin”, tha Rashiq, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se duke i shpallur këto grupe si organizata terroriste, nuk po sheh mënyrë se si qeveria do të mund të jetë e afërt dhe si do t’i bind qytetarët se ajo që po bën është në të mirë të tyre.
“Sovraniteti kurrë nuk ka qenë I diskutueshëm për mua as për shumicën e qytetarëve atje, por kuptoni që në veri ekziston vakuumi që 23 -24 vjet. Me hapa të vegjël por të sigurt, ta shikojmë edhe një herë këtë propozim”.
“Pavarësisht se shumica nga ta janë të zhgënjyer/mohuar madje edhe të manipuluar prapëseprapë ata janë qytetarët tanë, nuk janë ata fajtorët kryesorë që nuk kanë informata të mjaftueshme. Dikush tjetër menaxhon me ta që një kohë të gjatë”, tha Rashiq.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030