Organizatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), kanë adresuar një Propozim-Kërkesë në adresë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për inicimin e një Aneks Kushtetues në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e Amendamentit nr 24, neni 162 pika 13 dhe 14, ku theksohet vlefshmëria e themelimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në kërkesën e OVL- UÇK-së, që ka siguruar arbresh.info, thuhet se këto organizata janë të interesuara të kuptojnë interpretimin dhe vlerësimin e mandatit prekluziv të pikës 13 të amendamentit 24, neni 162 në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, në këtë kërkesë, OVL e UCK-së, kërkon që Gjykata Kushtetuese të interpretoi, apo të sqarojë paragrafin 14, ku shprehimisht thuhet “Në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit sipas paragrafit 12, mandati i Dhomave të specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar do të vazhdojë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-274 dhe në konsultim me Qeverinë”.
Kjo kërkesë, i është dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë më 19 tetor.
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 i dha dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës Speciale, apo e njohura ndryshe si Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
Me 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën miratuar ndryshimet kushtetuese, duke i hapur rrugën ligjore ngritjes së Gjykatës Speciale për Krime Lufte, e kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.
Kjo ishte hera e dytë që Kuvendi kishte nxjerr për miratim këto ndryshime, pasi në seancën e 26 qershorit të po atij viti Kuvendi i Kosovës për 5 vota nuk kishte arritur të sigurojë miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...